Maqedoni
Parashikimi i motit
23.09.2026 08:34
Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta lokale

Në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
