Maqedoni

Seanca të tri komisioneve sot në Kuvend

23.09.2026 08:55

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive...

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
 
Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030 është pika e vetme e mbetur në rendin e ditës të seancës së Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, si dhe të Komisionit Ligjvënës-Juridik.
 
Komisioni parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme do të shqyrtojë platformat për aktivitetet diplomatike të ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë: Driton Kuçi në Mbretërinë e Norvegjisë, Krum Efremov në Bullgari, Muharem Jusufi në Mbretërinë e Suedisë dhe Gabriel Atanasov në Rumani.