Maqedoni
QMK: 27 zjarre të shuar, një nën kontroll
23.09.2026 09:15
Gjithsej 28 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm....

Gjithsej 28 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm. Nuk ka zjarre aktive, një është nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, informon Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Nën kontroll është vënë zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopishtë, përkatësisht në fshatin Belicë, në vendin e quajtur Kajorec (Komuna e Makedonski Brodit), i cili është përhapur drejt Jasenit (Komuna e Sopishtës), ku digjen pyje me trungje të ulëta dhe pyje të përziera.
