Maqedoni

LAMM: Komunikacioni në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

23.09.2026 09:38

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.