Maqedoni

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për iniciativën e Levicës lidhur me kushtetutshmërinë e dispozitave të Kodit Zgjedhor

23.09.2026 11:11

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për iniciativën e partisë politike "E Majta" lidhur me kushtetutshmërinë e dispozitave të Kodit Zgjedhor...

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për iniciativën e partisë politike "E Majta" lidhur me kushtetutshmërinë e dispozitave të Kodit Zgjedhor, për shkak të të cilave partia ishte përjashtuar nga reklamimi politik me pagesë në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura vitin e kaluar.
 
Në seancën e mbajtur në fillim të korrikut, gjyqtarët kushtetues, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme, nuk morën vendim për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Kodit Zgjedhor, të parashtruar nga Levica dhe partia Demokratët.
 
Të dyja partitë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të japë përgjigje nëse lejohet që rregullat zgjedhore, në mënyrë selektive, të krijojnë kushte të pabarabarta për garën politike.