MPB: 75 shkelje për mosrespektim të përparësisë së kalimit
23.09.2026 11:30
Sektori për Punë të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka konstatuar 75 shkelje...

Sektori për Punë të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka konstatuar 75 shkelje për mosrespektim të rregullave të përparësisë së kalimit, në kuadër të një kontrolli aksional të zhvilluar në territorin e gjithë vendit.
Kontrolli është zhvilluar dje, nga ora 07:00 deri në 12:00, me ç'rast janë sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit për përparësinë e kalimit. Për shkeljet janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 283 shkelje të tjera.
Nga MPB informojnë se do të vazhdojnë me kontrollet e shtuara në komunikacion, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve dhe respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit.
