Vuçiq: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga bisedimet Kosovë-Serbi

19.06.2015 18:56

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media ka thënë se raundi i ri i bisedimeve në Bruksel mes Serbisë e Kosovës është i një rëndësie të veçantë për Serbinë, raporton Tanjug...

Ai ka theksuar se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, varet ekskluzivisht nga ecuria e bisedimeve mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se delegacioni serb do të përpiqet për interesat kombëtare të Serbisë, si pozita e serbëve në Kosovë.

Ai ka nënvizuar se nuk e di nëse ndonjë marrëveshje mund të arrihet, dhe se kjo gjë varet nga ajo se çfarë ofrohet në tavolinën e bisedimeve mes dy palëve, por ka shprehur besimin se delegacioni i tij do të kthehet me rezultate pozitive. (indeksonline)