Botë

Lindja e Mesme, rikthehen bisedimet SHBA-Iran

23.09.2026 18:40

Pas një pauze disamujore, ShBA-ja rikthen negociatat me Iranin...

Pas një pauze disamujore, ShBA-ja rikthen negociatat me Iranin nëpërmjet ndërmjetësuesve të Katarit. Zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Begai, ka pohuar takimin mes delegacioneve, ndërkohë përfaqësuesit e Katarit për mediat e huaja kanë thënë se nuk guxohet që të dështojë kjo diplomaci.
 
“Komunikimi u zhvillua përmes ndërmjetësuesve të Katarit. Në fakt, delegacioni iranian në mënyrë të qartë dhe eksplicite i paraqiti në palën amerikane përmes atyre ndërmjetësuesve. Nuk ishte asgjë e re.”, - deklaroi zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Esmail Begai. 
 
Një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork presidenti amerikan Trump kërcënoi me zhbërje të shtetit islamik nëse nuk arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
 
“Përpara meje është vendim i madh. Të nënshkruhet marrëveshje me Iranin, që do t’i mundësojë të ripërtërihet e rindërtohet një shtet më i fuqishëm nga çka ka qenë më parë, apo edhe ta zhbëj shtetin islamik, dhe atë, shumë shpejt, pa i dhënë shans që të vrasë njerëz dhe të shkatërrojë shtete.”, - theksoipresidenti i ShBA-së, Donald Trump.
 
Nga ana tjetër, qytetarët iranian, nuk janë optimist se bisedimetdo të sjellin deri te marrëveshja që do t’i jepte fund ndërprerjes së konfliktit.
 
“Nuk besoj se bisedimet mund të japin ndonjë rezultat.Thjesht do të përsëritet cikli i njëjtë i konfliktit. ShBA-ja sulmon, ndërkaq Irani kthen.”, - tha një qytetar iranian.
 
“Pak besohet se do të arrihet marrëveshje. Këto bisedime janë vetëm rutinë dhe manovra politike.”, - tha një tjetër qytetar iranian.
 
“Kjo është mënyrë e veprimit amerikan. Bisedojnë për negociata, ndërkaq në bisedime paraqesin kushtet e tyre.”, - u shpreh një qytetar iranian.
 
Në suaza të takimit tëAsamblesë sëPërgjithshme është zhvilluar takim edhe mes kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas,dhe shefit të diplomacisë iraniane, ku në qendër të bisedimeve poashtu  ka qenë angazhimi për fundin e luftës. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU