2.000 tifozë zviceranë vijnë në Shkup, Xhekov: Loja në mbrojtje do të jetë kyçe

24.09.2026 14:35

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të shtunën, më 26 shtator, në terren vendas e nis ciklin e ri në Ligën B kundër Zvicrës. Gjorgje Xhekov, për herë të parë është pjesë e pëfaqësueses së seniorëve dhe me padurim e pret debutimin e tij në ekipin kombëtar. Ai pret një ndeshje të vështirë, por beson se me angazhim maksimal dhe lojë të disiplinuar mund të arrihet një rezultat pozitiv.

“E dimë se me çfarë kundërshtari do të përballemi të shtunën. Zvicra është një kombëtare e shkëlqyer. Sipas meje, mbrojtja, agresiviteti dhe qasja ndaj lojës do të jenë vendimtare për të arritur një rezultat pozitiv kundër Zvicrës, por edhe kundër përfaqësueseve të tjera”, - thotë Xhekovi.

Pas përballjes në Shkup, skuadrën e drejtuar nga Goce Sedlloski e presin edhe tri ndeshje brenda një periudhe të shkurtër.

Megjithatë, në ndeshjen e së shtunës, që do të luhet në kryeqytetin e Zvicrës, do të ketë mbështetje të madhe nga tribunat e Arenës Kombëtare.

Sipas njoftimeve, pritet që rreth 2.000 tifozë zviceranë të mbërrijnë në kryeqytet për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Federata Zvicerane e Futbollit tashmë ka publikuar udhëzimet e detajuara dhe planin logjistik për tifozët e saj.