Liga e Kombeve, Shqipëria me formacion sulmues kundër Bjellorusisë

24.09.2026 15:05

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën...

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën në kuadër të përgatitjeve për katër sfidat e ardhshme të UEFA Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Trajneri Maran me futbollistët zhvilluan skema të ndryshme taktike, duke punuar mbi detyra dhe situata specifike të lojës. Kur mbeten edhe dy ditë deri në ndeshjen e 26 shtatorit në “Arenën Air Albania”, ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, Maran besohet se e ka të qartë lojtarët më në formë dhe po kristalizon formacionin.

Pritet që kuqezinjtë të luajnë në sulm, edhe pse kundërshtari do të jetë I rrezikshëm me shpejtësinë, shtatlartësinë dhe përgatitjen e tij fizike. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.

Sfida tjetër, sakaq, ajo ndaj San Marinos në transfertë do të luhet të martën, në të njëjtën orë.