Strugë, komuna shlyen 1.5 mln borxhe
Komuna e Strugës ka shlyer mbi 1.5 milion euro...

Komuna e Strugës ka shlyer mbi 1.5 milion euro detyrime të akumuluara ndër vite, duke ndërmarrë një nga hapat më të rëndësishëm drejt sanimit të financave komunale dhe krijimit të hapësirës për investime të reja në shërbim të qytetarëve.
- 570 000 euro u paguan në marrëveshje të drejtpërdrejtë me kreditorët
- 200 000 janë kamata që u falën nga kreditorët
- 750 000 u paguan në përmbarim përmes mekanizmit “nga borxhliu te borxhliu”
Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, që nga janari deri në shtator të këtij viti është zhvilluar një proces intensiv për identifikimin, negociimin dhe shlyerjen e detyrimeve të vjetra të Komunës.
“Sot kemi një mesazh të qartë për qytetarët: financat e Komunës po sanohen dhe borxhet e akumuluara ndër vite po shlyhen. Këto janë detyrime që kanë rënduar financat e Komunës për vite me radhë dhe kanë kufizuar projektet në dobi të qytetarëve. Kemi marrë listat e detyrimeve dhe kemi nisur nga borxhet më të vjetra. Kemi kontaktuar kreditorët dhe, përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta, kemi arritur që të shlyejmë një pjesë të konsiderueshme të tyre. Shumae totale shkon deri në 570 000 euro” – tha Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
Qyra njoftoi se përmes negociimeve dhe marrëveshjeve të drejtpërdrejta me kreditorët, Komunës së Strugës i janë falur rreth 200 mijë euro kamata.
Një mekanizëm tjetër i vendosur në funksion gjatë muajit të fundit është modeli “nga borxhliu te borxhliu”, përmes të cilit janë shlyre 780 mijë euro. (Fitore Istrefi, TVM2)
