Maqedoni

Pyetje deputetësh, opozita kërkoi sqarime për sigurinë

24.09.2026 15:08

Opozita shqiptare akuzon organet e rendit respektivisht MPB- në...

Opozita shqiptare akuzon organet e rendit respektivisht MPB- në se po lejon incidente ndëre-etnike, duke marrë si shembull së fundmi provokimet e tifo grupit “Vojvodi” në Tetovë.
 
Në seancën e pyetjeve të deputetëve, Rina Ajdari nga BDI thotë se dikasteri i brendshëm po shndërrohet në mbrojtje të personave që prishin rendin publik.
 
“Pse me ardhjen tuaj në pushtet sërish kanë filluar incidentet ndëretnike në Tetovë dhe deri kur policia e shtetit do të vazhdojë rolin e vëzhguesit pasiv përballë sulmeve të dhunshme dhe provokimeve ndëretnike të tifo grupit “Vojvodi” ndaj shqiptarëve në Tetovë dhe pse po lejoni që diaksteri juaj të shndërohet në mburojë politike për individë të tilë duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe paqen ndër -etnike të një qytetit të tërë në përgjithësi”, deklaroi deputetja e BDI-së, Rina Ajdari.
 
Mohon Toshkovski. Thotë se para ligjit, nuk vlen përkatësia etnike. Aspekti penal është i njëjtë për të gjithë, thotë ai.
 
“Çdokush që do të gabojë, do të mblidhen dëshmi dhe do të ndërmerret procedurë adekuate sipas ligjit penal. Edhe për këtë rast, të kryer penalisht, sipas prokurorisë do të merren mere pnorcedura konkrete”, u shpreh minsitri i Brendshëm, Pançe Tosjhkovski.
 
Ajdari shfrytëzoi rasti për të kërkuar sërish sqarime për vetëm 9 shqiptarët e pranuar në shkollën e mesme të policisë. 
 
“Me këtë rezultat dikasteri që ju drejtoni ka zhvlerësuar me vetëdije kushtetutën dhe MO-në për balance etnike në strukturat e policisë”, theksoi deputetja e BDI-së, Rina Ajdari.
 
Ndërkohë Toshkovski me përgjigje se interesimi i shqiptarëve për aplikim ka qenë i ulët.
 
“Sipas analizave shtesë të kërkuara nga pyetjet e gazetarëve, nga 31 aplikantë shqitarë, prej tyre 11 janë pranuar. Fakt është se në të ardhmen duhet të punojumë në motivimin e etinive në RMV që të jenë pjesë e kësaj shkolle të mesme”, deklaroi minsitri i Brendshëm, Pançe Tosjhkovski.
 
Seanca pyetje deputetësh që në fillim u kritikua nga deputeti i së Majtës. Kërmov dhe ai i LSDM-së Spasovski për mungesë të pjesës dërmuese të ekzekutivt në senacë, të cilët për momentin gjenden në Nju Jork.
 
Sipas tyre, me këtë është shkelur rregullorja e punës në kuvend, të cilët propozuan që në rast të mugesave, të shtyhet seanca e pyetjeve të deputetëve për ditë tjetër.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU