Maqedoni

Fillon edicioni i gjashtë i "MakeDoks"

20.06.2015 12:04

Me filmat "Ritëm dhe zë" nga Trajçe Popov (Vardar fil, viti 1955) dhe "Kripa e tokës" nga Vim Venders dhe Xhuliano Ribeiro Salgado...

Me filmat "Ritëm dhe zë" nga Trajçe Popov (Vardar fil, viti 1955) dhe "Kripa e tokës" nga Vim Venders dhe Xhuliano Ribeiro Salgado, sonte në Kurshumli han fillon Festivali i gjashtë i filmit kreativ dokumentar "MakeDoks". Motoja e festivalit është "Rum-da-da, dum-ta-dum-da!".
 
Projeksionet e festivalit, i cili do të zgjasë deri më 26 qershor, do të zhvillohen në tre lokacione - në Kurshumli han, Qendrën Kulturore Rinore (QKR) dhe Muzeun Memorial të holokaustit.
 
Risi është ajo që sivjet që pas çdo shfaqjeje të filmave, do të ketë debat, bisedë me një numër të madh të artistëve dhe aktivistëve për ritmin e filmave.
 
Edhe sivjet në QKR do të ketë filma nga studentë nga Fakulteti për arte dramatike, të lidhurme ritmin aktivist të cilët flasin pëlr jetën e biçikletës dhe për jetën në ditët studentore.
 
Në QKR do të ketë projeksione nën qiell të hapur, në plato. Përveç projeksioneve premierë, do të ketë ritransmetim të filmave nga programi kryesor nga Kurshumli hani, me fillim në orën 21:30.
 
Janë paraparë dy projeksione më 21 dhe 25 qershor në Muzeun e holokaustit nga ora 19:30, të cilat janë falas.
 
Pjesë e festivalit do të jenë tre punëtori muzikore, prej të cilave një është e dedikuar për fëmijët. Ajo do të mbahet në QKR, nga 22 deri më 24 qershor nga ora 12 deri në orën 15.
 
Festivalin do ta mbyllë filmi "Duke vallëzuar me Marijën" me ç'rast do të pasojë performansë në të gjallë i muzikës nga filmi nën dirigjimin e kompouitorit Luka Cuit.
 
Në festival do të shfaqen rreth 30 filma, do të ketë më shumë se 40 mysafirë, midis të cilëve regjisorë, kompozitorë, montazherë...
 
Mbështetës të festivalit janë Fondacioni kombëtar për demokraci nga Uashingtoni, Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i BE-së në Shkup./mia