Maqedoni
Sfida me monopatinat në trafik, sekuestreohen mbi 400 mjete
24.09.2026 16:02
Drejtuesit e motoçikletave, monopatinave elektrike, biçikletave me motor ndihmës...

Drejtuesit e motoçikletave, monopatinave elektrike, biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, triçikletave dhe katërçikletave, çdo ditë e më shumë kanë filluar të paraqesin pengesë në trafik.
Mos respektimi i rregullave në Komunikacion, dhe mos respktimi i shenjave ka bërë që të njëjtit të lëvizin gjithandej nëpër korrsitë e komunikacionit, duke i vendosur në rrezik edhe drejtuesit e automobilëve, por edhe vet këmbësorët.
Nga MPB për TVM kanë dhënë sqarime se nga maji deri në gusht janë regjistruar plotë 10,411 shkelje të regjistruara, nga të cilat 619 vepra penale të zbuluara dhe 423 motoçikleta dhe skutera elektrikë të sekuestruara.
“Departamenti i Çështjeve të Trafikut i Ministrisë së Brendshme ka kryer kontrolle të përforcuara aksionale në të gjithë vendin nga maji deri në gusht 2026, duke synuar shkeljet e kryera nga drejtuesit e skuterëve elektrikë, biçikletave, biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikletave dhe katërçikletave. Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë regjistruar një total prej 10,411 shkeljesh, nga të cilat 1,571 lidheshin me monopatina elektrike, 34 me biçikletat dhe 8,806 me mopedët, motoçikletat dhe triçikletat. 7303 shkelje me mosmbajtjen e një helmete mbrojtëse. 718 shkelje u regjistruan gjithashtu për drejtimin e automjeteve të paregjistruara dhe/ose automjeteve pa polisë sigurimi dhe 322 për mospërdorimin e një jeleku reflektues. 81 shkelje për drejtim mjeti nga një person nën 18 vjeç, 45 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 1,541 shkelje të llojeve të tjera. Si pjesë e masave të marra, u sekuestruan gjithsej 423 mjete transporti, nga të cilat 20 ishin skutera elektrikë dhe 403 ishin moped, motoçikleta dhe triçikleta”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Nga MPB kanë konfirmuar se do të vazhdojnë me kontrollet në shkeljet dhe sjelljet që kërcënojnë sigurinë e përdoruesve të rrugës. Qëllimi sipas tyre është zbulimi dhe sanksionimi në kohë i shkeljeve të rregulloreve, parandalimi i aksidenteve të trafikut dhe mbrojtja e jetës njerëzore.
Por nga këto drejtues të këtyre mjeteve transportuese po ndjehen të rrezikuar edhe këmbësorët, të cilët para objektivit të kamerës televezive të TVM2, tregojnë ankthin që ndjejnë nga këto mjete.
“Pengojnë, por tash policia e ka për obligim dhe ka paralajmëruar që do të marrin masa, por se sa do të zgjasë kjo, do të shohim në vijim, por janë shumë të rezikshëm për vozitje”, u shpreh qytetari.
“Po si jo, pengojnë shumë, nuk po di të kujdesëm për vetën, fillimisht apo, për atë. Paraqesin rezik. Policia duhet të angazhohet më tepër me ato, me qëllim që të kemi një rrend, sepse kështu ngjanë sikur të jemi në Afrikë”, theksoi qytetari.
“Në disa raste po, duhet të kenë korrsi të vecant për to, për shembull anësh nga korsia”, deklaroi qytetari.
Sipas të dhënave nga MPB vetëm gjatë muajit gushtë janë konstatuar 1,875 shkelje dhe 116 kallëzime penale, ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedëve dhe motoçikletave. Sipas tyre numri më i madh i shkeljeve është regjistruar në zonën e Shkupit 503, e ndjekur nga Manastiri me 230, Strumica me 216, Tetova e kështu me radhë.
Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve 1.563, kanë të bëjnë me mosmbajtjen e kokores, ndërsa poashtu janë sekuestruar 97 motoçikleta, gjatë kontrolleve janë zbuluar edhe 3.259 lloje të tjera shkeljesh.
FITIM KRYEZIU
