Botë
Shqipëri, Hyseni mbetet në arrest shtëpie
24.09.2026 16:38
Ish-drejtuesja e Shërbimit informativ Shtetëror Vlora Hyseni...

Ish-drejtuesja e Shërbimit informativ Shtetëror Vlora Hyseni u mor sot në pyetje dhe Gjykata e Posaçme i la në fuqi masën e “Arrest shtëpie”, me akuzën se i ka dhënë sekrete shtetërore biznesmenit Ergys Agasi kur ishte në kërkim.
Kjo ngjarje ka shkaktuar debate të forta në kuvendin e Shqipërisë, ku opozita kërkoi që në seancë të diskutohej vetëm për këtë çështje, por mazhoranca e rrëzoi.
Sali Berisha e konsideroi Vlora Hysenin si anëtare të grupit kriminal.
Bersiha: Kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturar kriminal Agasi. Emërimi i saj ishte për një rol të dyfishtë. Lëshonte në duart e bandave cdo sekret të këtij shteti.
Bardhi: Si mund ta ktheni një parti në organizatë kriminale? si mund ta pranoni kokëulur që të vijë një ministër dhe të thotë s’ka ndodhur asgjë. Shërbimi informativ i shtetit, i ulur në prehrin e krimit të organizuar dhe ju thoni s’ka ndodhur asgjë.
Mediu: Nuk mund të zhbëjmë dot me këtë sjellje atë krim të madh që është bërë me sigurinë kombëtare. Si është përzgjedhur? Si është bërë vettingu? për cfarë arsye është shkarkuar kjo zonjë nga shëbrimi informativ i Kosovës?
Rasti Hyseni ndez debatin politik
Para se të niste seanca, mazhoranca e kishte mbajtur qëndrimin e saj nga oborri i parlamentit përmes ministrit të drejtësisë.
“Askush nuk mund të fshihet nën mbrojtje politike, por nga ana tjetër duhet të sigurojmë që çdo person të ketë një proces të rregullt ligjor dhe të gjitha mjetet për t’u mbrojtur. Përgjegjësia politike tashmë është marrë”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Pas 3 orësh debat në parlament dhe pas 4 ndërprerjeve për shkak të bllokimit të foltores nga opozita, seanca u mbyll pa kaluar në diskutimet e rendit të ditës, me votimin e dy projektligjeve. Ndërkohë jashtë parlamentit qytetarët vijuan protestat.
LULJETA NDOKA
