Maqedoni
Komisioni i zgjedhjeve dhe emërimeve, ul koeficientët për pagat e funksionarëve
24.09.2026 18:34
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend...

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend ka miratuar sot njëzëri propozim-vendimin për ndryshimin e koeficientëve me të cilët përcaktohen pagat e presidentit të shtetit, deputetëve dhe funksionarëve që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi.
Vendimi vjen pas ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese në mënyrën e përcaktimit të pagave të funksionarëve. Gjykata, me vendimin e qershorit 2026, shfuqizoi pjesë të dispozitave që përcaktonin koeficientët për pagat e kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe caktoi 1 tetorin 2026 si afat për zbatimin e vendimit.
Propozim-vendimi tashmë duhet të kalojë në seancë plenare, ku deputetët do të votojnë për miratimin përfundimtar.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se Kuvendi ka kompetencë të rregullojë sistemin e pagave në sektorin publik, por gjatë përcaktimit të tyre duhet të respektohen garancitë kushtetuese për pavarësinë dhe autonominë e Gjykatës Kushtetuese.
