Sfidat ekonomike globale, sektori ekonomik: Goditje të reja ndaj çmimeve
24.09.2026 19:22
Ekonomia e vendit deri në fund të vitit mund të realizoj rritje ekonomike...

Ekonomia e vendit deri në fund të vitit mund të realizoj rritje ekonomike deri midis 3.5 deri në 4%, përkundër krizës globale energjetike.
Megjithatë sektori ekonomik në konferencën ‘Mikrobalkans -2026” për dhënien e kredive nga një përspektivë e re, vlerëson se vendi është përballë sfidave serioze, andaj duhet të jetë i përgatitur për të gjitha skenaret e mundshme. Nga sektori I biznesit paralajmërojnë goditje të reja të cilat do të shtriheshin në çmimin përfundimtar të produkteve.
“Kjo që po ndodh tani është se në çdo fushë të ekonomisë do të rriten kostot hyrëse. Paketimi , prodhimi, e gjithë kjo do të ketë trysni. Shpresoj se në më pak se 30 ditë do të ketë qetësim të situatës, pasiqë kjo, gjithsesi se do të shkaktoj impakt të fuqishëm ndaj çmimeve. Për fat të keq, situata nuk do të ulet, madje mund të përshkallëzohet”, deklaroi drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Antoni Peshev.
Ndërkohë bankat qëndrore gjenden në situatë jo të volitshme me intereset e larta, të cilat po ngadalësojnë rritjen ekonomike. Sipas guvernatorit të bankës popullore Trajko Sllaveski e ardhmja e dhënies së kredive do të thotë qasje më të përgjegjshme ndaj kredive.
“Dhënia e kredive gjithmonë ka qenë një nga funksionet kryesore të sistemit financiar. Zhvillimi I shpejtë teknologjik, qasja më e madhe deri tek të dhënat dhe paraqitja deri tek modelet e reja të biznesit e diktojnë strukturën e punës financiare”, u shpreh guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Sipas raporteve ekonomike, paarshikohet rritje globale prej 3% në 2027-ën. Por, paralajmërohet se çmimet më të larta të energjisë dhe paparashikueshmëria gjeopolitike mund të ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike.
ERSAN PAJAZITI
