Në prag të ditës botërore të zemrës, alarm për vdekshmëri të lartë
24.09.2026 19:22
Maqedonia e Veriut mbetet në zonën e kuqe në Europë...

Maqedonia e Veriut mbetet në zonën e kuqe në Europë sa i përket vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare. Alarmit për shifrat e larta iu dha zë në aktivitetet e organizuara për Ditën Botërore të Zemrës, ku u kërkua më shumë fokus te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve.
“Maqedonia për fat të keq është në zonën e kuqe në Europë për nga numri i lartë i vdekjeve të parakohshme kardiovaskulare. Si Shoqatë e Kardiologjisë jemi të angazhuar që, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin Shëndetësor, të gjejmë strategji të reja për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Këtu përfshijmë edhe ndikimin në arsim, gjithashtu mënyrën e të ushqyerit dhe sporti, dmth në aktivitete aktive të përbashkëta të mund të ndikojmë në prevenimin e tyre”, deklaroi Irena Mitevska nga shoqata maqedonase e kardiologjisë.
Ministri i Shëndetësisë thotë se, pavarësisht përdorimit të trajtimeve moderne, dobësia kryesore mbetet parandalimi. Ai bëri thirrje për iniciativa të reja që do të mundësojnë zbulimin në kohë të sëmundjeve dhe uljen e numrit të rasteve të rënda.
“Në mesataren europiane, Maqedonia krahasuar me vendet e rajonit, ka dy herë më shumë rritje të numrit të vdekjeve të parakohshme. Kontributi kryesor për vdekjet e parakohshme nga 30 deri në moshën 70 vjeçare, janë pikërisht shkaktarë sëmundjet kardiovaskulare. Duhet të mendojmë në prevenimin e këtyre sëmundjeve, në zbulimin në kohë të tyre, sepse pavarësisht përdorimit të tretmaneve modern për zbulim, gjithsesi jemi të dobët në prevenimin e tyre për të cilën duhet të angazhohemi dhe të kontribuojmë më shumë. Këtu jemi të ndërmarrim iniciativa të reja për parandalim. Duhet pëmendim se edhe invaliditete të ndryshme rrjedhin nga këto sëmundje kardiovaskulare”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Mesazhi i mjekëve është se kontrolli i rregullt, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik mund të luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mbeten një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme.
FITORE NAGAVCI
