Maqedoni

Dhjetë vite nga themelimi i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

20.06.2015 12:32

Konferencë për qasje edukative drejt sfidave nga mbrojtja e provatësisë do të mbahet sot dhe nesër në Shkup...

Konferencë për qasje edukative drejt sfidave nga mbrojtja e provatësisë do të mbahet sot dhe nesër në Shkup me rastin e dhjetëvjetorit nga themelimi i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.
 
Përfaqësues të Google, Facebook, Këshilli i Evropës dhe organet për mbrojtjen e të dhënave personale nga Austria, Polonia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, BeH-ja, Franca dhe Hungaria, si dhe disa organizata të qytetarëve nga vendi do të bisedojnë për sfidat që i imponojnë teknologjitë e reja dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
 
Konferenca ka tre panele: Shfrytëzim i sigurt dhe i vetëdijshëm i internetit/rrjeteve sociale, Mundësi të reja për përforcim të  bashkëpunimit rajonal midis organeve për mbrojtjen e të dhënave personale nga Ballkani Perëndimor dhe më gjërë dhe për Aktivitetet për ngritje të vetëdijes për shfrytëzim të sigurt të internetit, fushatave dhe iniciativave për luftë kundër gjuhës së urrejtjes. Mbahet me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup.
 
Në Drejtori gjatë dhjetë viteve të kaluara i janë drejtuar mbi 5.000 qytetarë me parashtresat e tyre. Prej atje informojnë se gjithnjë e më shumë po rritet numri i atyre të cilët kërkojnë ndihmë gjatë keqpërdorimit të të dhënave personale, por gjithashtu ka qytetarë të cilët dëshirojnë të konsultohet për atë se çka është keqpërdorim i të dhënave personale, e çka jo, posaçërisht marrja të fotokopjes nga letërnjoftimi.
 
Ligjit për mbrojtjen e të dhënave perosnale është miratuar në vitin 2005, me ç'rast për herë të parë në Republikën e Maqedonisë edhe juridikisht rregullohet kjo materie.
 
Në Kushtetutën e RM-së neni 18 e garanton të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, por Ligji më konkretisht i definon obligimet që i kanë kontrollorët, gjegjësisht firmat, kompanitë, institucionet, sektori privat dhe publik i cili bën përpunim të së dhënave personale. Njëherit  i definon edhe të drejtat e qytetarit si person fizik të dhënat e të cilit përpunohen./mia