Pagat e zyrtarëve, nisi procedura për rikthimin e koeficienteve
Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve....

Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve dje njëzëri miratoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e disa neneve të Ligjit për përcaktimin e koeficienteve për caktimin e pagave të presidentit, deputetëve dhe funksionarëve që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi.
Bëhet fjalë për një procedurë që Gjykata Kushtetuese ia ngarkoi Kuvendit në qershor, pasi shfuqizoi ndryshimet e Ligjit të bëra në shkurt të këtij viti, në pjesën e koeficienteve, sipas të cilëve, llogariten pagat e presidentit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 17 qershorit, presidenti dhe anëtarët e gjykatës nga 1 tetori duhet të marrin paga më të larta, përkatësisht ato të llogariten sipas koeficienteve që për ta ishin në fuqi me zgjidhjen ligjore të vitit 2024. Kështu, për llogaritjen e pagës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese do të përdoret koeficienti 3.08, ndërsa për anëtarët e gjykatës koeficienti 2.85. Sa u përket funksionarëve të tjerë që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, për ta mbeten në fuqi ndryshimet e shkurtit të këtij viti, përkatësisht pagat e tyre mbeten të njëjta. Siç sqaroi kryetari i komisionit kompetent kuvendor, Gjorgjija Sajkoski, ata si trup duhet të veprojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
