Eurointegrimi, Sali: Procesi duhet të jetë transparent

25.09.2026 13:15

Procesi eurointegrues duhet të jetë transparent...

Procesi eurointegrues duhet të jetë transparent dhe i qartë për qytetarët. Zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se vendimet duhet të sigurojnë zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa qytetarët duhet të dinë për çmimin që duhet paguar në këtë proces.

“Ne të gjithë jemi të pajtimit se qytetarët tanë meritojnë të dinë konkretisht se cili është hapi i radhës dhe si do të veprohet dhe me çfarë çmimi ne do të ishim pjesë e BE-së. Në këtë drejtim, ne gjatë gjithë kohës i përsërisim qëndrimet tona se procesi duhet të jetë transparent, i qartë, kredibil dhe proces i qëndrueshëm, në të cilin nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve për disa shtete, ndërsa për të tjerat të ketë pengesa bilaterale.”, - theksoi zëvendëskryeministri, Bekim Sali.