Forumi Qytetar, “Qytetarët në zemër të zgjerimit të BE-së”

25.09.2026 13:33

Parlamenti Evropian në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë...

Parlamenti Evropian në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Institutin ZIP si partner lokal, hap sot në Shkup Forumin Qytetar “Qytetarët në zemër të zgjerimit të BE-së”.

 Në sesionin hyrës do të marrin pjesë eurodeputetët Thomas Ëaitz, Kristian Vigenin dhe Branislav Ondrush, të cilët, së bashku me qytetarët, do të diskutojnë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për procesin e zgjerimit.

Ndërkohë, në Kuvend vazhdon sesioni i 2-të i punës së Komitetit të 25-të të Përbashkët Parlamentar BE - Maqedonia e Veriut, i cili u hap nga bashkëkryesuesit Ivanka Vasilevska dhe Karlo Resler.

Deputetja Vasilevska shprehu falënderim të veçantë për Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Angazhimi i tij për një politikë të besueshme të zgjerimit është nxitje e rëndësishme për vendet kandidate dhe është me rëndësi thelbësore për ruajtjen e momentit të reformës dhe perspektivës evropiane të Rajonit.

“Si vend kandidat, kemi përgjegjësi të qartë që në vazhdimësi t’i zbatojmë reformat e domosdoshme dhe t’i harmonizojmë vazhdimisht politikat tona me standardet dhe vlerat evropiane.”, tha Vasilevska.

Nga ana e tij, eurodeputeti kroat Resler e konfirmoi përkushtimin e Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë dhe pohimin kategorik se vendi ynë i përket familjes evropiane. Dëshmi për këtë nuk është vetëm numri prej 25 takimeve në këtë nivel, por edhe hapja e vitit të kaluar e zyrës rajonale të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.