Kosovë, protesta kundër aktgjykimit të Speciales

25.09.2026 13:51

Në qytetet e Kosovës do të zhvillohen sot protesta...

Në qytetet e Kosovës do të zhvillohen sot protesta të organizuara nga degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimet do të mbahen nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe protesta paqësore. Sipas OVL-UÇK-së, protestat kanë për qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së dhe mbrojtjen e asaj që organizatorët i konsiderojnë si vlera të luftës çlirimtare.

Tubimet janë paralajmëruar pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili ka nxitur reagime dhe protesta në Kosovë.