ShBA, asnjë tërheqje nga NATO-ja pa miratimin e kongresit

25.09.2026 15:03

Një nismë dypartiake në Kongres...

Një nismë dypartiake në Kongres synon të vendosë kufizime të reja ndaj çdo përpjekjeje të presidentit amerikan për të nisur procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja.

Në Uashington është rikthyer në qendër të debatit çështja e rolit të Kongresit në një tërheqje të mundshme të Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja. Dy kongresistë, demokrati Jimmy Panetta dhe republikani Joe Ëilson, kanë ndërmarrë një nismë që synon t’i japë Kongresit kompetenca të drejtpërdrejta në këtë proces.

Projektligji, i emërtuar “NATO Shield Act”, parashikon që presidenti të mos mund të nisë procesin e tërheqjes nga aleanca pa përfshirjen e Kongresit. Nisma synon të vendosë një procedurë të përcaktuar ligjërisht për çdo vendim të ardhshëm që do të prekte anëtarësimin amerikan në NATO.

Sipas propozimit, presidenti do të duhej të konsultohej me Kongresin përpara ndërmarrjes së çdo hapi drejt tërheqjes. Në rast të nisjes së një procesi të tillë, administrata do të duhej të paraqiste brenda 48 orësh një raport zyrtar në Kongres.