Austria mposht Izraelin

25.09.2026 15:47

Në ndeshjen e dytë të Ligës B...

Në ndeshjen e dytë të Ligës B, Austria fitoi në shtëpi ndaj Izraelit me rezultatin 3-1, ku vendasit shënuan dy gola në kohën shtesë.

Sulmuesi izraelit Saied Abu Farchi u përjashtua pasi shënoi golin e barazimit, për shkak të mënyrës së festimit, gjatë së cilës përdori flamurin e këndit për të simuluar të shtënat me armë zjarri.

Abu Farchi shënoi me kokë në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin, pasi Austria kishte kaluar më herët në avantazh në stadiumin Raiffeisen Arena në Linz.

Austria e fitoi ndeshjen me golat e shënuar në minutën e 90-të dhe 93-të. Kjo ndeshje i takoi Grupi B3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.