Barazim mes Holandës dhe Gjermanisë

25.09.2026 16:25

Holanda dhe Gjermania barazuan 1-1...

Holanda dhe Gjermania barazuan 1-1 të enjten në mbrëmje në Amsterdam, në ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kombeve të UEFA-së. Gjermania kaloi në avantazh me golin e Felix Nmecha në minutën e 32-të, ndërsa Holanda barazoi përmes Cody Gakpo në kohën shtesë, në minutën 90+1.

Norvegjia më e mirë se Danimarka

Norvegjia mposhti Danimarkën 3-2 në Oslo, në derbin skandinav. Dy gola për norvegjezët shënoi Erling Haaland, ndërsa i dyti, në minutën e 74-t, ishte edhe goli i fitores. Danezët ishin në disavantazh 0-2, por arritën të rikthehen në pjesën e dytë. Megjithatë, nuk ia dolën të shmangnin humbjen.