Maqedoni
Kuvend, takimi i 25-të i Komitetit të përzier
25.09.2026 15:39
Komiteti i Përbashkët Parlamentar, Bashkimi Evropian dhe Maqedonia E Veriut...

Komiteti i Përbashkët Parlamentar, Bashkimi Evropian dhe Maqedonia E Veriut, mbajtën mbledhjen e sesionit të dytë të punës së Përbashkët Parlamentar. Me këtë Komitet udhëhoqën dy bashkëkryetarët e këtij Komiteti, deputetja Ivanka Vasilevska dhe eurodeputeti Carlo Ressler.
Në fillim të takimit Vasilevska u shprehu mirënjohje eurodeputetëve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe të qartë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ajo përsëriti se PE-ja vlerëson pozitivisht hapat e arritur në reforma, stabilitetin e marrëdhënieve ndëretnike dhe nivelin e lartë të përputhshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, duke na njohur si një partner të besueshëm të NATO-s dhe Unionit Evropian.
“Treguam edhe njëherë se sa është e rëndësishme puna e Diplomacisë Parlamentare dhe sa është e rëndësishme të kesh miq, me të cilët do të ndërtoni urat e një rruge për ku jeni nisur. Transformimi i Maqedonisë nga një regjim në të cilën ishte mbi 40 vite, dhe lufta për transformim të institucioneve është sublime. Megjithatë, besueshmëria e procesit të pranimit bazohet në besimin e ndërsjellë dhe përmbushjen e detyrimeve nga të dyja palët. Prandaj, është me rëndësi të veçantë që progresi i arritur nga vendet kandidate të njihet dhe vlerësohet në mënyrë të përshtatshme, dhe që politika evropiane e zgjerimit të mbetet e parashikueshme dhe konsistente. Vetëm përmes një qasje të tillë mund të sigurojmë një proces të qëndrueshëm reformash, të forcojmë perspektivën evropiane të vendeve kandidate.”, - deklaroi kryetarja e Komitetit, Ivanka Vasilevska.
Sipas saj, zgjerimi duhet të mbetet një proces i parashikueshëm dhe konsistent i bazuar në meritë. Nga ana tjetër eurodeputeti Carlo Resler tha se Maqedonia e Veriut padyshim i përket familjes evropiane, por në të njëjtën kohë theksoi se procesi i integrimit evropian për vendin është i gjatë dhe frustrues. Ai theksoi se Parlamenti Evropian dëshiron të jetë "krah për krah" me qytetarët dhe Kuvendin në rrugën drejt BE-së.
“Së pari do të doja t’i falënderoj të gjithë juve për ndihmën dhe për të gjithë që kanë qenë të përfshirë si nga Kuvendi juaj, ashtu edhe nga Parlamenti Evropian, dhe unë mezi pres t’ju takoj juve, dhe t’ju uroj mirëseardhje në Strasburg gjatë seancës plenare në javën e fundit të dhjetorit të këtij viti.”, - u shpreh eurodeputeti, Carlo Ressler.
Në takim po ashtu u theksua se të gjithë janë të vetëdijshëm se si vend kandidat RMV-ja ka përgjegjësi të qartë për të zbatuar vazhdimisht reformat e nevojshme dhe për të përputhur vazhdimisht politikat e vendit me standardet dhe vlerat evropiane, veçanërisht në fushat e energjisë, transportit, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.
Po ashtu u tha se shtyrja e procesit të zgjerimit mund të ndikojë në pozicionin dhe praninë evropiane në rajon, veçanërisht në kushtet e rritjes së konkurrencës për ndikim, prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të mbetet një proces i besueshëm, i parashikueshëm dhe dinamik i bazuar në meritë.
FITIM KRYEZIU
