Raporti i DASH për sulmet terroriste: Dhjetëra shtetas të Maqedonisë pjesë e ISIS
Raporti për sulmet terroriste në botë në vitin 2014, i përgatitur nga departamenti amerikan i Shtetit...

Raporti për sulmet terroriste në botë në vitin 2014, i përgatitur nga departamenti amerikan i Shtetit, thekson se dhjetëra shtetas të Maqedonisë kanë shkuar në Siri dhe në Irak dhe i janë bashkangjitur grupeve islamiste.
"Dhjetëra qytetarë të Maqedonisë kanë shkuar në Siri dhe Irak si luftëtarë të huaj viteve të kaluara, edhe pse ka indikacione se ligji, i cili u miratua në shtator të vitit 2014, ka ndonjë efekt që të dekurajohet kjo dukuri. Në Maqedoni nuk kishte incidente më serioze terroriste në vitin 2014. Ndërtesa e Qeverisë, ku është e vendosur zyra e kryeministrit, është dëmtuar në natën e 28 tetorit nga ana e sulmuesve të panjohur. Dy predha, me siguri nga hedhës dora të granatave, janë gjuajtur ndaj ndërtesës e cila ishte e zbrazët në atë moment, me ç'rast nuk kishte të lënduar. Mediat lokale publikuan një letër nga UÇK, e cila mori përgjegjësi për sulmin, por disa analistë e hodhën poshtë letrën, e cila u pulikua një javë pas sulmit dhe nuk përmbante kërkesa. Po i njëjti grup mori përgjegjësi edhe për të dy shpërthimet më të vogla para stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë më 8 dhjetor", shkruan në raportin të cilin dje e prezantoi ambasadorja e angazhuar për koordinim të luftës kundër terrorizmit Tina Kajdanov.
Në raport thuhet se Maqedonia është partnere e sinqertë në luftën kundër terrorizmit. Refuzimi grek për ta njohur emrin e Maqedonisë kohë pas kohe e kufizon mundësinë e Maqedonisë për të marrë pjesë në forume nërkombëtare.
Sa i përket rajonit në raport thuhet se disa qindra qytetarë të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe nga rajonet e Sanxhakut dhe Preshevës, u janë bashkangjitur grupeve islamiste në Irak dhe Siri, ndërkaq disa dhjetëra janë vrarë deri më tani.
Sa i përket Kosovës në raport është cekur operacioni i madh i arrestimeve, me çrast u arrestuan 59 të persona përfshie dhe disa imam.
Poashtu theksohet se Shqipëria dhe Kosova kanë legjislacionin e nevojshëm që dënon aktet terroriste dhe mbështetjen e tyre.
Poashtu në Bullgari grupit islamist ISIS thuhet se ka gjetur ndikim te romët në qytetin Pazarxhik.
Ndërsa edhe edhe Greqia po përballet me sulme të vazhdueshme terroriste të përmasave të vogla të kryera nga grupet anarkiste, shpeshherë të kahëzuara kundër caqeve perëndimore dhe institucioneve financiare thuhet në raportin e DASH.
Në nivel global, në rpaort vlerësohet se numri i sulmeve terroriste është shtuar për 35 për qind gjatë vitit të kaluar, me ç'rast 33.000 njerëz janë vrarë.
Ngritje të madhe të terrorizmit sipas këti raporti ka në Irak, Afganistan dhe Nigeri.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
