Botë
Bisedimet Iran- ShBA mbeten në ngërç, mosmarrëveshje për Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor
25.09.2026 18:01
Teherani dhe Uashingtoni po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga ngërçi...

Teherani dhe Uashingtoni po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga ngërçi në negociatat në Nju Jork. Irani ka propozuar një plan shtatëditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin në bisedimet për programin bërthamor, por me kusht që ShBA-ja të pranojë kërkesat e Teheranit. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha se tashmë vendimi është në duart e ShBA-së.
“Ne nuk duam aspak të luftojmë, por do të mbrohemi me vendosmëri. Kurrë nuk kemi kërkuar dhe nuk duam luftë. Është Amerika ajo që duhet të zgjedhë nëse dëshiron ta përfundojë apo jo.”, - deklaroi presidentii Iranit, Masud Pezeshkian.
Ndërkohë, Moska dhe Teherani theksojnë se zgjidhja diplomatike mbetet e vetmja rrugë për t’i dhënë fund krizës. Pas takimit në Nju Jork, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Lavrovi dhe Aragçi kanë kundërshtuar çdo alternativë tjetër dhe kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për “veprime të paligjshme”.
Në të njëjtën kohë, nga foltorja e OKB-së, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se regjimi iranian do të rrëzohet dhe se populli iranian një ditë do të jetë i lirë.
“Një ditë, dhe ndoshta nuk është larg, populli iranian do të jetë i lirë. Regjimi i tyre do të rrëzohet nga gënjeshtrat, korrupsioni dhe mizoria e tij.”, - theksoikryeministrii Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Netanjahu mbrojti operacionet ushtarake izraelite në rajon dhe hodhi poshtë akuzat për gjenocid në Gazë. Dhjetëra delegatë u larguan nga salla në shenjë proteste.
“Në Gazë, përparimi në terren është tepër i kufizuar. Sulmet vazhdojnë, nevojat humanitare mbeten të jashtëzakonshme, ndërsa në Bregun Perëndimor vazhdojnë dhuna dhe zgjerimi i vendbanimeve, duke minuar qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete.”, - u shprehpërfaqësuesjae Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.
Një rrezik shtesë vjen nga Jemeni. Huthët pretendojnë se kanë sulmuar me raketa dhe dronë provincën saudite të Xhizanit.
“Operacioni kishte në shënjestër qendrat e komandës, kontrollit dhe operacioneve, depot e armëve dhe lokacione të tjera kyçe në zonën Al-Tueal në Xhizan.”, - u shpreh zëdhënësi i Ushtrisë së Huthëve, Jahja Sari.
Pas sulmit, Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani zhvilluan bisedime urgjente. Teherani pretendon se Huthët veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk marrin udhëzime nga Irani. Jemeni kërkon ndihmë.
“Mbrojtja e këtij kalimi strategjik është një përgjegjësi e përbashkët rajonale dhe ndërkombëtare, të cilën nuk mund ta mbajë vetëm Jemeni. Kjo është përgjegjësi e çdo ekonomie që mbështetet te siguria e zinxhirëve të furnizimit, energjia dhe liria e lundrimit.”, - theksoi zëvendëskryetarii Këshillit Presidencial iJemenit, Abdullah Al-Alimi-Bauzer.
Pasiguria në tregje, veçanërisht rreth korridoreve energjetike dhe furnizimit me naftë, po rrit presionet mbi çmimet dhe po krijon rreziqe të reja për ekonominë globale.
SARA KAJOLLI
