Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështa

26.09.2026 11:34

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështa, informojnë nga LAMM.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
 
Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.