Maqedoni

Siljanovska-Davkova do ta dekorojë Svetlana Mojsov me Urdhrin “8 Shtatori”

26.09.2026 11:41

Siljanovska-Davkova, në ceremoninë solemne të sotme, do ta dekorojë Svetlana Mojsov me Urdhrin “8 Shtatori”....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në ceremoninë solemne të sotme, do ta dekorojë Svetlana Mojsov me Urdhrin “8 Shtatori”.
 
Siç njoftuan nga Kabineti i Presidentes, Mojsov dekorohet për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në biokimi, si shkencëtare dhe hulumtuese me renome botërore.
 
Profesorja Svetlana Mojsov është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe shkencëtare, hulumtimet e së cilës kanë rëndësi për zhvillimin e barnave të bazuara në GLP-1, si “Ozempic”.