Rajon

Rama: “Revolucioni i flamengove”, kundër armikut fantazmë

26.09.2026 12:02

Kryeministri shqiptar Edi Rama i pështë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara....

Kryeministri shqiptar Edi Rama i pështë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast Rama mes tjerash është ndalur te protestat anti qeveritare në Tiranë, të cilët i quajti “Revolucioni i flamengove” kundër një armiku fantazmë.
 
“Narrativa e trilluar e një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar. Një pushtim që kurrë nuk ndodhi. U fabrikua, u personalizua e u përcoll përmes zërave, faqeve e kanaleve të cilave qytetarët u besonin tashmë. Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet për të protestuar, por ata papritur ishin duke protestuar kundër një fantazme tashmë. Frika u bë zemërim, zemërimi u bë mobilizim dhe fabrikimi u bë realitet.”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.