Rajon

Kurti: Zgjedhjet e reja të pa nevojshme

26.09.2026 12:09

Nëse deri më gjashtë tetor partitë politike në Kosovë nuk dakordohen për presidentin...

Nëse deri më gjashtë tetor partitë politike në Kosovë nuk dakordohen për presidentin, atëherë sipas vendimit të fundit të gjykatës kushtetuese Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kryemisnitri Albin Kurti thotë se zgjedhjet e reja janë të pa nevojshme dhe të kushtueshme, prandaj fton partitë opozitare që të arrihet marrëveshje për presidentin. 
 
“Sipas njoftimit të pardjeshëm të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor. Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë sërish në zgjedhje, që do të jenë zgjedhjet e katërta në më pak se dy vite. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të kushtueshme. Ne tashmë kemi kryetarin e Kuvendit dhe kemi qeveri të zgjedhur, dhe ky Kuvend mund t’ia vendit president apo presidente. Duhet të kuptojmë që në Kosovë nuk kemi zgjedhje presidenciale. Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend dhe për qeveri dhe jo për president, pasi zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për të konstituuar sërish Kuvendin, i cili nuk arrin të zgjedhë president?”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
 
Ndërkohë kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili më herët kishte refuzuar të takohet me Kurtin rreth kësaj çështjeje, tani shprehet i gatshëm për takim, pasi vlerëson se rrethanat kanë ndryshuar, pas vendimit të gjykatës special në Hagë për ish krerët e UÇK-së. 
 
“Kemi në rrethana të reja, jemi në gjendje të re, në gjendje që nuk ka të bëjë veç me të kaluarën, nuk ka të bëjë me individët, ka të bëjë me shtetin dhe ka të bëjë me të ardhmen e shtetit. Dhe mbi bazën e këtyre rrethanave të reja, ne normalisht që i ndërrojmë edhe i përshtatim edhe qëndrimet tona për çështje të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe perspektivën e shtetit.”, u shpreh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.