Botë

Trump refuzon propozimin iranian për armëpushim 7 ditorë

26.09.2026 12:21

Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar 7-ditor...

Presidenti i amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar 7-ditor, ndërsa Teherani kishte paraqitur një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit në kushte të caktuara. Mediat ndërkombëtare duke cituar burime të qeverisë amerikane, njoftojnë se Trump u ka thënë ndihmësve të tij se pret që fushatat e bombardimeve amerikane kundër Iranit të vazhdojnë në nëntor, pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. 
 
Teherani i paraqiti Uashingtonit një plan “specifik” 7-ditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, derisa merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
 
“Nëse kjo porosi arrin te SHBA-ja, apo te ata që janë të përfshirë në bisedime natyrisht se procesi do të fillojë ditën e njëjtë kur ata do ta pranojnë propozimin. Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, Ngushtica mund të rihapet dhe rrjedha e anijeve mund të rikthehet brenda shtatë ditëve. Zgjedhja tani i përket Shteteve të Bashkuara.”, u shpreh Ministriti  i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghçi.