Maqedoni
Mexhiti: Demanton zërat për rikthim në BDI
26.09.2026 14:38
Mexhiti ka reaguar ndaj spekulimeve për rikthimin e tij të mundshëm në BDI...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në SHBA, ka reaguar ndaj spekulimeve për rikthimin e tij të mundshëm në BDI, duke theksuar se do ta vazhdojë kauzën që ka nisur me VLEN.
“Të dashur bashkudhëtarë të rrugëtimit tonë, Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur. Kur kemi vendosur, unë dhe Ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona! Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë. Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët. Rrini rahat! Nga Amerika e lirisë!”, ka shkruar Mexhiti.
