Maqedoni
Gjatë sezonit të pushimeve, kartoni i gjelbërt mund të nxirret edhe për një muaj
20.06.2015 14:23
Kartoni i gjelbër për vetura do të mund të nxirret edhe me afat një mujorë, për dallim nga deri më tani që kishte opsion vetëm për një vit...

Për automobilët deri në 66 kilovatë kartoni i gjelbër për një muaj do të kushtojë 30 euro, kurse për ato mbi 66 kilovatë kartoni do të kushtojë 50 euro për një muaj.
Kartonat e gjelbërt do të mund ti shfrytëzojnë qytetarët vetem për pushimet vjetore jashtë shtetit, njoftoi zëdhënësi i Qeveris së Maqedonis.
“Egëzistojnë dy variante për nxjerrjen e kartonit të gjelbërt, njëri opcion tashmë është I njohur për ne, pra nxjerrja e kartonit te gjelbët për një periudhë më të gjatë kohore e cila është e lidhur me regjistrimin e vetures, tani jepet mundësi që kartoni I gjelbërt të jepet vetem për një muaj. Kjo është një munësi e mirë pë rata që nuk kan nevoj që mëshum se njëher ne vitë të dalin jasht shtetit, por vetem për pushime”, tha Aleksandër Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Qytetarët dhe Kompanitë e sigurimeve e mirëpritën këtë vendim, por theksojnë nevojën e uljes së çmimit të kartonit të gjelbërt.
“Është koha e pushimeve,kjo është dicka e mirë, por duhet të jetë më lirë kartoni”.
“Mirë është edhe për një muaj, madije është e nevojëshme”, thonë qytetarët.
“Për kompanit e sigurimit gjithashtu Sa mëshum mundësi për qytetarët aq mëshum mundësi për zhvillimin e biznesit ne vend”, thonë nga nje kompani sigurimi.
Ndryshe, deri më tani për atomjete kartoni i gjelbër ka mundur të nxirret vetëm për një vit ose deri në momentin kur i skadon afati regjistrimit.
Për automjetet deri në 66 kilovatë çmimi ka qenë 60 euro, ndërsa për ato më të mëdha 90 euro.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
