Maqedoni

Prokuroria kërkon paraburgim: Inspektorja e AUV-së kërkoi ryshfet

26.09.2026 15:15

Prokuroria kërkon paraburgim pasi një inspektore të AUV-së nën dyshimin se ka kërkuar 250 euro ryshfet...

Prokuroria kërkon paraburgim pasi një inspektore të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV-së) nën dyshimin se ka kërkuar 250 euro ryshfet për të mbyllur sytë ndaj parregullsive në një objekt. 
 
“E dyshuara, 42-vjeçare, e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në cilësinë e personit zyrtar – inspektore e ushqimit, gjatë periudhës nga 17 deri më 25 shtator, ka kërkuar dhe ka pranuar 250 euro ryshfet nga drejtuesi i një personi juridik. Në këmbim, ajo duhej të përgatiste një procesverbal ku do të konstatonte se kishte kryer mbikëqyrje inspektuese dhe se nuk kishte parregullsi në punën e objektit, përkatësisht se ai i kishte respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për punë. Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë që e dyshuara të ndikojë te i dëmtuari dhe në dëshminë e tij, si dhe mundësisë që, duke shfrytëzuar pozitën e saj si inspektore, të përsërisë veprën të cilën nuk duhej ta kryente, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit.“, bëjnë të ditur nga Prokuroria Themelore në Shkup.