Forum, RMV dhe e ardhmja evropiane, Gashi: BE-ja përcaktim strategjik
26.09.2026 16:06
Anëtarësimi i plotë i vendi në BE është përcaktim i qartë strategjik dhe destinacioni politik përfundimtar i vendit...

Anëtarësimi i plotë i vendi në BE është përcaktim i qartë strategjik dhe destinacioni politik përfundimtar i vendit. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në Forumin Qytetar „Maqedonia e Veriut dhe e ardhmja e Evropës: Qytetarët në zemër të zgjerimit të BE-së“. Ai theksoi se qytetarët duhet të përfshihen vazhdimisht në krijimin e politikave, të parashtrojnë pyetje, të propozojnë zgjidhje dhe të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet.
“Porosia jonë është e qartë, duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian por e duam që standardet evropiane të jenë realitet për çdo qytetar tonë. Integrimi evropian do të ketë vlerë të vërtet vetëm nëse qytetarët ndihen si pjesëtar aktiv dhe jo si mbikëqyrës të procesit.”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.
Vajc: Ndërtoni shoqëri demokratike dhe të përparuar
Përparimi i Maqedonisë së Veriut është i nevojshëm, pavarësisht nëse një ditë do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deklaroi eurodeputeti austriak Tomas Vajc. Ai theksoi se integrimi evropian nuk duhet të shihet vetëm si një destinacion përfundimtar, por edhe si një proces që duhet të sjellë kushte më të mira jetese për qytetarët. Sipas tij, nëse kjo nuk arrihet, qytetarët do ta kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Ai foli edhe për sundimin e ligjit dhe proceset demokratike, duke theksuar se ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
“Një vend me prosperitet, që zhvillohet dhe ofron kushte të mira për jetë për qytetarët e sajë, vende të tilla janë fondament për shoqëri të suksesshme. Nëse nuk arrini t'ia afroni atë qytetarëve atëherë ata do të kërkojnë një jetë më të mirë në një vend tjetër dhe kjo na shkakton problem të madh.”, deklaroi eurodeputeti austriak Tomas Vajc.
Ondrush: Qytetarët të kyçen në vendimmarrje
Në forum foli edhe eurodeputeti sllovak Branislav Ondrush, i cili vuri theksin te pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në proceset politike. Sipas tij, të dhënat dhe analizat janë të rëndësishme për krijimin e politikave, por nuk mjaftojnë për të kuptuar plotësisht nevojat e qytetarëve.
“Bashkimi Evropian ka vendosur kanale formale për kyqjen e qytetarit të thjeshtë në procesin e vendimeve. Ne përpiqemi të bëjmë përpjekjet më të mira për të siguruar që të gjithë qytetarët të jenë të përfshirë.”, u shpreh eurodeputeti sllovak Branislav Ondrush.
Me ketë rast u tha se ndër temat për të cilat duhet të diskutohet hapur janë problemet mjedisore, cilësia e ajrit, deponitë ilegale, riciklimi, impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, por edhe çështjet që lidhen me minierat dhe pyjet.
FLORIJE BELULI
