Maqedoni

Platforma 12:05: Ish funksionarë të LSDM-së në takim me Të Majtën

26.09.2026 16:00

Platforma 12:05 ankohet se për shkak të mos reformimit të LSDM-së janë të detyruar të funksionojnë si fraksion....

Platforma 12:05 ankohet se për shkak të mos reformimit të LSDM-së janë të detyruar të funksionojnë si fraksion. Igor Ivanovski nga grupi i të pakënaqurve madje thonë se kreu i LSDM-së Filipçe funksionon si fraksion, ndërsa se pas tyre qëndron anëtarësia e LSDM-së.
 
“Me forcë nuk ndryshohen disa gjëra, prandaj jemi sjellë për fat të keq në këtë situatë dhe ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat. Venko Filipçe dhe grupi i tij me sjelljen e tyre u bënë fraksion në LSDM. Anëtarësia është në anën tonë.”, deklaroi Igor Ivanovski nga platforma 12:05.
 
Ky grup thotë se meqë nuk gjetën përkrahje në LSDM për kërkesat e tyre, ata kanë nisur bisedimet me partinë e Majta. Nga kjo e fundit thonë se takimi është pjesë e bisedimeve që do ti zhvillojnë me përfaqësues opozitarë dhe faktorë në shoqëri.
 
“LSDM është dëshpërim kolosal për qytetarët në 30 vitet e fundit. LSDM 30 vite paraqitet si një antipod i VMRO-DPMNE-së por është e qartë se mos ndëshkueshmëria ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është rregulla e vetme universale që e kemi në Maqedoni.”, u shpreh Amar Meçinoviq nga e Majta.
 
LSDM: Të gjithë së bashku kundër LSDM-së dhe Filipçes
 
Por nga LSDM thonë se platformën 12:05 mbështetet nga kryeministri Mickoski dhe partia e tij. 
 
“Të gjithë së bashku kundër bastionit të vetëm të lirisë LSDM, të gjithë së bashku kundër Filipçes, i cili çdo ditë është në teren, çdo ditë është me qytetarët, me popullin i cili me vështirësi ia del të mbijetojë. Qytetarët e kanë bardh e zi, tender për themeluesit e platformës për ardhmërinë e Mickoskit 1,6 milion euro.”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Vendi ka nevojë për opozitë të fortë jo si LSDM
 
Për Filipçen dhe partinë e tij VMRO-DPMNE është fajtore për gjithçka, madje edhe për mospajtimet brenda partiake, thonë nga partia maqedonase në pushtet. 
 
“Nëse Filipçe mënyrë të vetme të veprimit e ka histerinë që e përhapë, nëse është përcaktuar vetëm për kritikë dhe sulm ndaj gjithçkaje, madje edhe ndaj ish bashkëpartiakëve, anëtarëve dhe bartësve të dikurshëm të funksioneve, atëherë me të vërtetë është në rrugë të keqe.”, u shpreh Brane Petrushevski mga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se vendit i nevoitet një opozitë e fuqishme e jo si LSDM, e cila për gjithçka e sheh fajtorin te VMRO-DPMNE. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI