Fëmijët dhe telefonat kur përdorimi mund të kthehet në problem

26.09.2026 16:05

Telefonat e mençur dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e përditshmërisë edhe të fëmijëve....

Telefonat e mençur dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e përditshmërisë edhe të fëmijëve. Për shumë prej tyre, telefoni është kthyer në mjetin kryesor për argëtim, komunikim, por edhe për kryerjen e detyrave shkollore.  Qytetarët thonë se fëmijët kalojnë shumë kohë para ekranit, shpesh duke i lënë pas dore librat, leximin dhe aktivitetet jashtë shtëpisë. 
 
“Për rrjetet sociale më së shumti e përdorin telefonin, tabletët që i kanë. Nuk them për këto por për të gjithë fëmijët. Kjo është një katastrofë e madhe. Në vend që ta mare librin, të lexojë një lektyrë apo detyrë shtëpie, më tepër i duan telefonat. “A mendoni se është e dëmshme?” Shumë për të vegjlit por edhe për të rriturit që janë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë. Kohën më se shumti i kalojnë në telefon. Prej çfarë moshe e përdorin?  Prej kur fillojnë të flasin, edhe më mirë dinë të punojnë me telefon.”, u shpreh një qytetar.
 
“Të dëmshme janë shumë edhe atë për fëmijët deri në moshën 13 vjeçare. Prej dy-tre vjet gjithë fëmijët janë njëjtë.”, tha një qytetar.
 
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepruar mund të ketë pasoja në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve. Psikologia Edlira Destani thotë se prindërit kanë rol kyç në mënyrën dhe moshën kur fëmija fillon të përdorë telefonin dhe rrjetet sociale. Sipas saj, kufizimi vetëm nga shkolla nuk mjafton. Ajo thekson se rrjetet sociale paraqesin një shoqëri të pakufizuar dhe shpesh të pakontrolluar për fëmijën. Psikologia ngre shqetësim edhe për përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit, veçanërisht kur ajo përdoret për kryerjen e detyrave të shtëpisë në vend të angazhimit dhe të menduarit të tyre.
 
“Prindërit kanë patur gjithmonë rolin kryesorë në atë se kur i është paraqitur aparati parë celularë fëmijës që më pas ka filluar të manipulojë me të deri në formimin e rrjeteve sociale dhe pa këtë mbështetje 100% të prindërve shkolla do ta ketë shumë të vështirë vetëm me një limitim qoftë edhe katër apo gjashtë orë të cilën mund ta bëjë në ambientet shkollore. Por që të dy institucionet, institucioni familje dhe institucioni shkollë do të duhet të bashkëveprojnë shumë fort për të tejkaluar vështirësitë të cilat paraqiten në pengimin e tyre pasi që edhe vështirësitë që paraqiten më pas mund të jene të karaktereve më të ndryshme që kërkojnë ndoshta edhe më shumë përkujdesje për fëmijët...Janë mosha të caktuara nga ana psikikë për të cilat fëmija ka nevojë për eksplorim të vetës së vet edhe në raport me ambientin dhe në raport me shoqërinë më të gjerë ndoshta diku pas moshës 16 vjeçare për shkak se do të kërkojë vet si psikika e tij që të fillojë të hulumtojë për shoqëri më të gjerë.”, u shpreh psikologia Edlira Destani
 
Përdorimi i teknologjisë ka edhe anën pozitive në zhvillimin e fëmijëve, por qëndrimi i gjatë para telefonave dhe tabletëve mund të shkaktojë probleme me shikimin. Oftalmologu Bekim Tateshi thotë se fëmijët që kanë probleme të fshehura ose predispozita gjenetike, qëndrimi i zgjatur para ekranit mund të sjellë probleme më të mëdha me shikimin edhe me përdorim më të vogël.
 
“Fëmijët prej moshës zero deri në dy vjet paramendoni 20% të atyre fëmijëve kanë një tablet apo një telefon të mençur ndërsa fëmijët prej moshës dy deri në 8 vjet që është prap interesante diku rreth 40% kanë numrin e tyre personal me një telefon të mençur. Kam edhe një mesazh deri te juve dhe prindërit se jo çdo fëmijë mund të ketë probleme me të ndejturin e tepruar në smartfonë. Për shembull ke fëmijë me sy të shëndoshë të cilët kurrë nuk do të kenë problem edhe nëse rri mbi 4 orë, do të shkaktojë probleme tjera mirëpo ka fëmijë që kanë probleme të fshehura, latent, ose kanë ngarkesën gjenetike dhe te ato në një të ndenjur të tepruar mbi dy orë mund të paraqitet simptomat e para siç janë kokë dhimbje, fotografi të dyfishta, jo siguri gjatë realizimit të detyrave të ndryshme bile edhe në jo mungesë dhe jo zhvillim adekuat në komunikimin interpersonal ndërmjet fëmijëve dhe fëmijut me familjen.”, u shpreh oftalmologu Bekim Tateshi.
 
Ekspertët theksojnë se zgjidhja nuk është vetëm ndalimi i telefonit, por vendosja e kufijve të përshtatshëm, mbikëqyrja nga prindërit dhe krijimi i një balance mes teknologjisë, mësimit, komunikimit dhe aktiviteteve fizike.
 
FLORIJE KAMBERI