Botë

Sulme të reja ajrore ndaj kryengritësve në Jemen

20.06.2015 14:46

Aeroplanë të forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite filluan me sulme ajrore ndaj caqeve të kryengritësve shiitë në qytetin jugor jemenas Aden, njoftoi policia...

Sulmet ajrore kanë filluar disa orë pasi që negociatat paqesore në Gjenevë përfunduan pa marrëveshje.
 
Të paktën  15 sulme ajrore janë kryer në hyrjet veriore, lindore dhe perëndimor të Adenit, deklaroi një burim ushtarak proqeveritar.
 
"Qëllimi është që të bëhet rreth përreth kryengritësve hutë në Aden dhe t'i ndihmojë luftëtarëve të rezistencës popullor, besnik të presidentit të dëbuar Abedrabu Mansur Hadi", deklaroi një përfaqësues anonim ushtarak.
 
Sipas tij kryengritësit kanë granatuar disa lagje në qytet dhe në sulmet jetën e kanë humbur të paktën katër persona, ndërsa disa janë lënduar.
 
Dhuna në Jemen sërish shpërtheu pasi që përfaqësuesi i posaçëm i KB-së për Jemenin Ismail Uld Çeih Ahmed dje njoftoi se bisedimet në Gjenevë kanë përfunduar pa marrëveshje.
 
Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite më 26 mars sivjet filluan me sulme ajrore ndaj kryengritësve hutë dhe aleatëve të tyre./mia