Maqedoni

Mickoski, takim me diasporën nga RMV në SHBA

26.09.2026 16:50

Kryeministri Mickoski dhe delegacioni nga vendi që po qëndron për vizitë ShBA, kanë takuar diasporën nga Maqedonia...

Kryeministri Mickoski dhe delegacioni nga vendi që po qëndron për vizitë ShBA, kanë takuar diasporën nga Maqedonia. Me këtë rast kryeministri Mickoski i ka ftuar ata që të investojnë në vendlindje dhe sa më shumë qytetarë të kthehen në atdhe. 
 
“Porosia ime e pare deri te të gjithë ju që jeni të pranishëm këtu është se Maqedonia është atdheu juaj. E di se jeni qytetarë lojal të SHBA-ve por Maqedonia është atdheu juaj dhe dera në shtëpi gjithmonë është e hapur. Qëllimi i kësaj qeverie është që sa më shumë qytetarë të kthehen në atdheun e tyre, atje të investojnë, atje ta ndërtojnë ardhmërinë e familjeve të tyre dhe atje të kujdesen së bashku me maqedonasit dhe me bashkëqytetarët tanë të tjerë për ardhmërinë e Maqedonisë. Ju ftoj ejani, investoni, punoni dhe krijoni në atdheun tuaj Maqedoninë.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.