Botë

Takim Lavrov-Wadephul në Nju Jork

26.09.2026 19:23

Wadephul u takua sot në Nju Jork me homologun e tij rus Lavrov...

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul u takua sot në Nju Jork me homologun e tij rus Sergei Lavrov, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Ky ishte takimi i parë dypalësh në nivel ministrash të Jashtëm mes Gjermanisë dhe Rusisë prej disa vitesh.
 
Takimi u zhvillua në një sallë të siguruar nga pala ruse brenda selisë së Kombeve të Bashkuara.
 
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, takimi ishte kërkuar nga pala gjermane.
 
Ky është kontakti i parë zyrtar në këtë nivel që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022.
 
Gjatë kësaj periudhe, përfaqësues gjermanë dhe rusë kanë marrë pjesë së bashku në takime të ndryshme ndërkombëtare, por nuk kishte pasur bisedime të drejtpërdrejta mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve.
 
Takimi në Nju Jork zhvillohet në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
 
Konflikti ka mbetur pika kryesore e tensioneve mes Rusisë dhe Gjermanisë, si dhe mes Moskës dhe vendeve të tjera perëndimore.