Ekonomi

Nesër skadon masa për TVSH-në e ulur për karburantet – pritet vendim i ri për çmimet

27.09.2026 11:18

Nesër skadon masa me të cilën TVSH-ja për karburantet ishte ulur nga 18 në 10 për qind...

Nesër skadon masa me të cilën TVSH-ja për karburantet ishte ulur nga 18 në 10 për qind, ndërsa në të njëjtën periudhë pritet edhe vendimi i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE) për çmimet e karburanteve, i cili do të vlejë për shtatë ditët e ardhshme.
 
Qeveria e miratoi masën më 13 shtator, ndërsa ajo filloi të zbatohej nga 15 shtatori, me qëllim zbutjen e goditjes së çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë për shkak të luhatjeve në tregun e derivateve të naftës.
 
Ulja e TVSH-së ndikoi më së shumti te dizeli, duke mundësuar që çmimi të ishte rreth 2 denarë për litër më i ulët, në vend të rritjes së parashikuar.
 
Nëse masa do të vazhdojë edhe pas skadimit të afatit, duhet të vendosë Qeveria.