Botë
Të paktën tetë policë humbin jetën në një sulm islamist ndaj një stacioni në Somali
20.06.2015 15:14
Së paku tetë policë janë vrarë pranë kryqytetit të Somalisë, Mogadishu, nga një sulm i grupit islamik Al Shabab...

Autoritetet e rendit kanë thënë se militantët kanë sulmuar një stacion të policisë pranë qytetit Afgoi, mëngjesin e sotëm.
Al Shababi do që të përmbysë qeverinë në Mogadishu, e cila mbështetet nga Perëndimi.
Në të kaluarën, grupi ka intensifikuar sulmet gjatë Muajit të Ramazanit./mia
