Maqedoni
Mexhiti, takim me diasporën shqiptare në SHBA
27.09.2026 11:50
Mexhiti po qëndron në SHBA, ku ka marrë pjesë në Galën e Këshillit për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti po qëndron në SHBA, ku ka marrë pjesë në Galën e Këshillit për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në Nju Jork, ku ishte i pranishëm edhe kryemisnitri Hristijan Mickoski. Mexhiti uroi që riaktivizimi i diasporës shqiptare në Amerikë të jetë në shërbim të çështjes shqiptare në Ballkan.
“Me kënaqësinë më të madhe ju përgjigja ftesës së Këshillit Shqiptaro-Amerikan, në krye me Ilir Rusin dhe Martin Vulin, dhe gjithë të tjerëve që kontribuojnë në këtë këshill. Dhe uroj që ky unitet, ky riaktivizim i diasporës në Amerikë, të jetë në shërbim dhe në interes të çështjes shqiptare në gjithë Ballkanin dhe edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne folëm për faktet dhe për gjendjen aktuale, për situatën, për projektet dhe si zhvillohen punët. Dhe vlen të theksohet që është një hap i mirë që në këtë mbrëmje, ku ishim të gjithë shqiptarëy dhe bashkë me gjeneralin Clark dhe eksponentë nga Kongresi dhe Senati Amerikan. Mori pjesë edhe kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është një hap që i rrit shumë bashkëpunimet me diasporën shqiptare dhe për zhvillimet politike, mirëpo edhe për t’u kthyer te investimet, me potencialin që ka diaspora shqiptare për investime konkrete në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është një hap para dhe vërteton drejt mirëvlerësimit të bashkësisë së dytë etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vlerësim edhe i partneritetit qeveritar, po edhe vlerësimin për kontributin dhe potencialin e diasporës shqiptare në Amerikë.”, u shpreh bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.
