Botë
Trump: E refuzojë propozimin iranian
27.09.2026 12:12
Irani pret qëndrim zyrtarë nga SHBA-të ndaj propozimit të tyre për një armëpushim shtatë ditor....

Irani pret qëndrim zyrtarë nga SHBA-të edhe pse e ka dëgjuar reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj propozimit të tyre për një armëpushim shtatë ditor.
“E refuzoj propozimin e tyre, ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me të cilin menjëherë do ta hapnin tregtinë sepse po përjetojnë humbje të mëdha, ne po shënojmë sukses të madh. Kemi kontroll të plotë ndaj ngushticës së Hormuzit.”, deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ministri i Jashtëm iranian. Abbas Araghchi, ka thënë se pala iraniane pret konfirmim zyrtarë nga ndërmjetësit në bisedime. Sipas tij një zgjidhje përmes negociatave mbetet e vetmja rrugë e mundshme përpara, duke theksuar se Teherani e ka mbajtur të hapur kanalin diplomatik. Propozimi i ri paraqet një udhërrëfyes për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e lundrimit normal brenda një jave. Ai parashikon që SHBA-ja të zhbllokojë asetet e ngrira iraniane, të heqë sanksionet ndaj naftës dhe t’i japë fund bllokadës detare ndaj porteve iraniane, pas së cilës rruga strategjike ujore mund të rihapet dhe të nisin negociatat për një marrëveshje përfundimtare.
NAIM SINANI
