Maqedoni
Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg
27.09.2026 12:31
Siljanovska-Davkova nga sot qëndron për vizitë pune në Republikën e Austrisë...

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot qëndron për vizitë pune në Republikën e Austrisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg.
Është paraparë që presidentja të mbajë fjalim në sesionin me temë: “A është Evropa (ende) një aktor global?”.
Presidentja do të zhvillojë takime me presidentin e Institutit të Rajoneve të Evropës, Franz Schausberger, dhe me guvernatoren e landit federal të Salzburgut, Karoline Edtstadler. Ajo gjithashtu do të vizitojë Seminarin Global të Salzburgut.
Gjatë qëndrimit, presidentja do të vizitojë edhe bashkësinë kishtare ortodokse maqedonase “Shën Kryeengjëlli Mihail” në Hallein.
Samiti Evropian në Salzburg është një takim vjetor i organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës. Ngjarja mbledh politikanë, diplomatë, ekspertë dhe drejtues të biznesit. Tema kryesore e samitit këtë vit është “Evropa – një aktor global sovran?”, me fokus në sigurinë e kontinentit, konkurrueshmërinë ekonomike, ndryshimet demografike dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.
