Botë
Incident pranë bazës RAF Fairford në Britani, evakuohen banorët, arrestohen disa persona
27.09.2026 13:25
Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe..

Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në fshatin Uhelford.
Policia e Gloucestershire bëri të ditur se banorët janë dërguar në një qendër sportive, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Disa persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me Aktin e Eksplozivëve.
Ndërkohë, një ekip i specializuar i ushtrisë britanike për çaktivizimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon disa automjete në zonë.
