Maqedoni

Filipçe: Platforma 12:05 një grup i vogël puçistësh

27.09.2026 13:48

FIlipçe i ka quajtur përfaqësuesit e Platformës 12:05 "një grup i vogël puçistësh dhe satelitë të kryeministrit Mickoski"....

Një grup i vogël puçistësh dhe satelitë të kryeministrit Mickoski. Kështu i ka quajtur kreu i LSDM-së, Venko FIlipçe, përfaqësuesit e Platformës 12:05 të cilët të shtunën e akuzuan atë për pengimin e reformimit të partisë. 
 
“Dje pamë në një vend, një grup të vogël puçistësh ish bartës funksionesh në LSDM, por edhe anëtarë të partive tjera, të PLD-së, njerëz të punësuar nga Lëvizja E DI dhe partisë e Majta, partia e cila ka krejtësisht politika të kundërta vlerash, nga ato të tonat, partia e cila hapur përfaqëson interesa Ruse dhe Kineze këtu tek ne dhe financohet nga Rusia dhe Kina, këtu në vend të NATO-s. Kjo parti gjatë vizitës së sekretarit të NATO-s, Mark Rute, mbante pankartë në Kuvend “Nato vrasës”. Të gjithë ata ishin ulur në një vend, të gjithë satelit të Hristijan Mickoskit të ulur në një vend. Shizofreni totale.”, deklaroi kreu i LSDM-së, Venko FIlipçe.
 
Sipas kreut social demokrat, Filipçe, ata janë përkrahur nga mediat dhe portalet e ish kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndërsa kanë për qëllim ta defokusojnë LSDM-në nga kritikat ndaj kryeministrit Mickoski dhe Qeverisë.  
 
Mickoski: Opozita aktuale është e dobët, vendi ka nevojë për opozitë të fortë 
 
Kryeministri Hristijan Mickoski mohon çfarëdo ndikimi te Platforma 12:05, e cila siç thotë ai nuk mund të jenë alternative e opozitës. Sipas Mickoskit vendi ka nevojë për opozitë të fuqishme, por këtë rol nuk e kanë as LSDM dhe BDI.
 
“Ajo që i duhet Maqedonisë është opozitë e fortë që të ketë debat politik me Qeverinë por ne nuk kemi opozitë të fortë aktualisht. Në pjesën e koalicionit opozitarë që e udhëheqë BDI-ja shohim struktura të konsumuara, më shumë se 20 vite. I dimë performansat e tyre, e dimë se çfarë kanë bërë. Kemi memorie institucionale. Nga ana tjetër kemi partinë politike E Majta e cila po ashtu është parti opozitare, e cila kur e kishte mundësinë të dëshmoj performansë në dy institucione në qytetin e Shkupit, patjetër të them se lanë përshtypje të zbehtë, apo mos të them katastrofale. Ndërsa udhëheqësia e LSDM-së në bazë ditore ulet, shpik tregime, del në pres konferenca, i brendon si skandale, të mëdha, të mesme, të vegjël, u jep një masë të cilën vetëm ata e dinë dhe askush tjetër. Ky është korpusi opozitarë në Maqedoni.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Nga Platforma 12:05 një ditë më parë e kritikuan kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, i cili sipas tyre funksionon si fraksion, ndërsa nuk mbështetet nga anëtarësia e LSDM-së. Sipas Igor Ivanovskit nga Platforma 12:05 anëtarësia e LSDM-së është në anën e tyre. Ky grup meqë nuk gjeti përkrahje në LSDM nisi bisedimet me partinë e Majta. Ndërsa nga kjo e fundit thanë se LSDM është dëshpërim kolosal për qytetarët në 30 vitet e fundit. 
 
FLORIJE KAMBERI